Për vajzat që pëlqejnë thjeshtësinë në veshjet e tyre

Stili bohemian me lëkurë dhe kamosh po kthehet fuqishëm këtë sezon. Nëse ti nuk e ke një xhaketë lëkure në dollapin tënd atëherë ky është momenti i duhur për të pasur. Kjo veshje duket perfekte me këmisha të lehta, me fustane, me xhinse por edhe me T-shirt, pra shkon me të gjitha. Për një pamje edhe më tërheqëse përdor xhaketë kamosh. Për më tepër këto xhaketa janë ideale gjatë periudhës së tranzicionit mes stinëve. Stili bohemian rrotullohet rreth lidhësëve, dizenjo etnike dhe aksesorëve shumë të guximshme – sigurohu që e ke një të tillë në dollap.
Pranvera dhe vera është koha kur makiazhi mund të jetë paksa më i lehtë dhe më natyral. Kremërat BB janë pikërisht ato që të duhen për makiazh sa më të lehtë por që njëkohësisht siguron mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të diellit. Mos harro syzet për mbrojtjen e syve… Jepi stil pamjes!

Stilistët e modës sugjerojnë “buzë ekspresive” këtë sezon. Kjo ishte e reflektuar edhe ne pasarelat e shumë shtëpive të modës psh. Koleksioni MiuMiu 2016 ishte i pari që prezantoi tendencën e buzëve mat. Mos harro! Nëse do të vendosësh të kuq buzësh në ngjyra të theksuara, makiazhi në sy dhe në tërësi duhet të jetë natyral. Ne ju rekomandojmë të kuq buzësh hidratues mat si Perfectly Matte –Red Supreme, nuancë për sytë Gold Gleam ose Forever Bronze dhe maskarë Big&Multiplied Lashes për pamje të freskët por dhe të kuruar.