Trend veror

Për vajzat të cilat duan një veshje të shpejtë dhe tërheqëse

Që të mos ju mbajmë më në dilemë, ju themi se kemi të bëjmë me bluzën, e cila për nga prerja e saj retro – shpina e hapur dhe supet e mbuluara
Më nuk ka dilemë që shumica e trendëve të modës në vitin 2019 do ta kenë parashenjën retro. Duke filluar nga xhinsit e famshëm “mum jeans” ku mbizotëron modeli klasik “Levis”, rripat dhe shiritat që duhet ta theksojnë belin dhe kombinohen me kombinimet e ndryshme të modës, edhe atë krejt në stilin e viteve të 90-ta, e deri te pjesët e gardërobës të na e rikujtojnë mu këtë dekadë të modës. Ajo që mund të themi tani për tani, është se kemi të bëjmë me pjesën e gardërobës që thekson anën femërore dhe seksi dhe që këtë verë me siguri do të gjendet në ormanin tuaj.Që të mos ju mbajmë më në dilemë, ju themi se kemi të bëjmë me bluzën, e cila për nga prerja e saj retro – shpina e hapur dhe supet e mbuluara – e ven theksin te pjesa e fytit, ndonjëherë me shtimin e shiritit të cilin mund ta lidheni si flutur.

Materialet mund të jenë të ndryshme – nga të mëndafshtët dhe të lehtit, kur flitet për këtë bluzë goxha elegante e cila mund të kombinohet me pantallona me vijë, apo me fund me bel të thellë. Mund të jetë edhe një bluzë e pambuktë, të cilën e bartni çdo ditë me pantallona të shkurtër, fund të shkurtër, apo me xhinsi.Një model i tillë nuk është e thënë që të jetë i rezervuar vetëm për bluzat, por mundet edhe për kombinezon, apo fustan. Ja disa fotografi që mund t’ju inspirojnë.

Rezultate imazhesh për trendi veror


Lini një koment