Një veshhje perfekte për një pasdite të këndshme.

Bluzja rezulton e bukur dhe e bërë në pak minuta. Ajo krijon dhe modifikon gjithçka që e sheh si të denjë për t’u kthyer në diçka tjetër, duke e bërë veshjen unike dhe krejt ndryshe nga ajo që ishte dikur. Kështu, një veshje e caktuar me disa detaje të shtuara, nuk ikën asnjëherë nga moda. Në fund të fundit është ajo që duam. Të mos flakim rrobat, pra. Kjo është ajo që bën, pak a shumë, në shumicën e rasteve. Them në shumicën e rasteve pasi Matilda Mulhaxha është edhe një stiliste, dhe si e tillë mund ta bëjë një veshje nga fillimi deri në fund, ashtu sikundër bën në atelienë e saj. Megjithatë, talenti i saj nuk kufizohet vetëm me veshjet. Në atelienë e saj të vogël e të ngrohtë syri të zë një kolltuk të kuq, të cilin Matilda Mulhaxha e ka bërë vetë. Marangozi i bëri formën drejtkëndëshe dhe ajo më pas i ngjiti pjesën e sfungjerit, i qepi lëkurën e kuqe sipas masës, i vendosi perçinat dhe ja ku u bë. Gjithçka gati me një kosto minimale.