Fustan pranveror për vajzat që duan të duken elegante këtë sezon.

Koha e pranverës është afër, prandaj një freski i duhet edhe garderobës suaj.
Fustanet e pranverës për gratë me forma të trupit më të plota do t’ju bëjnë t’i doni ato.
Pavarësisht të ftohtit, kjo është koha për të menduar rreth fustaneve pranverore… Koha e ngrohtë është shumë afëtr kështuqë pranvera s’duhet të na gjejë kurrsesi të papërgatitur. Këtë pranverë, 2018 sjell me vete fustanet pranverore me printe të cilat nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj. Ka një gjë që mund ta themi me siguri: Fustanet pranverore me lule do të jenë kryefjala e stilit tuaj!Së pari, ka një fustan që duhet ta merrni sa më shpejt në gardërobën tuaj, atë me lidhje në bel, ikonën e krijimeve të Diane Von Furstenberg. Si ta vishni? Pranvera e këtij viti më shumë se çdo gjë tjetër flet për fustanet e lirshme, sensuale por njëkohësisht ikonike. Do të shohim një rikthim të pikave te këto fustane të cilat do krijojnë një kontrast harmonik mes modelit dhe printit të tij.